Regjizori shqiptar shokon me deklaratën: Ka shqiptarë që janë pjesë e Agimit të Artë
Pas debateve të shumta ku figura të njohura shqiptare bënë fushatë për të bojkotuar koncertin e këngëtarit grek Notis Sfakianakis, këngëtari ka dhënë shfaqen e tij ditën e djeshme.

Ai nuk u prit mirë, pasi Notis ishte mbështetës i partisë nacionaliste greke “Agimi i Artë”, e cila është shprehur kundra shqiptarëve.

Arian Çani ka pyetur sot në studio regjisorin dhe aktorin Laert Vasili, i cili ka jetuar dhe punuar për 20 vite në Athinë se “Përse u tërbuan patriotët nga Notis që erdhi në Tiranë?”

Laerti është shprehur:

Kur u sulmova në Athinë para disa vitesh, nuk pash asnjë patriot që të vinte dhe të më ndihmonte. S’ka pse të tërbohen me Notisin, le të tërbohen me shqiptarët që janë pjesë e Agimit të Artë” /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori