Refuzoi 10 mijë euro, Instagram i mbyll profilin juristes seksi nga Tirana? (FOTO LAJM)

Redona Koçi është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku Instagrami i saj numëronte më shumë se 100 mijë fansa.

Por, ditët e fundit duket se diçka e pakëndeshme ka ndodhur me të pasi faqja e saj nuk ekziston më në Instagram dhe kjo i ka shqetësuar jo pak ndjekësit.

Për arsye të paditura, faqja nuk është më në këtë rrjet social, ndërsa nuk dihet nëse e ka mbyllur Instagrami apo Redona ka hequr dorë ngë ekspozimi në rrjetet sociale.

Më parë ajo ishte përfolur për refuzimin e shumave të konsiderueshme për të marrë pjesë në reklama të tyre.

"Më kanë ofruar lekë në relacion me punën e modelingut që ushtroj. Shifra më interesante ka qenë për një reklamë për të cilën më ofruan 10.000 €. Por, për arsye të tjera, ndryshe nga ato ekonomike, nuk pranova të isha pjesë e saj", shprehej ajo dikur gjatë intervistave në media. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2019, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori