Redona refuzon të puthë Saimirin: Jo, s'ke shans!
Këtë javë konkurrentet e “Love Story” ishin vënë në garë përballë njëra-tjetrës duke gatuar për Saimirin. Secila prej tyre ka zgjedhur të gatuajë një pjatë të veçantë, me të cilën do të fitonin një takim me 33-vjeçarin.

Recetat kanë qenë të shumëllojshme dhe vajzat janë ndihmuar edhe nga shefi i kuzhinës. Në fund, Saimiri ka zgjedhur pjatën që i ka pëlqyer më shumë dhe ka rezervuar një takim me konkurrenten që e ka përgatitur:Redonën.

Dyshja janë takuar në një bar, ku kanë shijuar nga një kokteil. Më tej ata kanë qendruar pranë njëri-tjetrit duke biseduar për dashurinë.

Mes tyre ka patur momente romantike dhe sigurisht Saimiri i është afruar goxha Redonës, mirëpo ajo ka refuzuar ta puthë, duke thënë se puthja është shumë e rëndësishme.

Saimiri: Gjëja që më pëlqen më shumë tek ti është sinqeriteti dhe kjo është një bazë për të krijuar një të ardhme. Ty tani t’ka kapur sikleti se mendon që unë do i puth të gjitha gocat. Sa afrohem të të puth në faqe unë, më kthen veshin.

Redona: Jo, ske shans! Puthja është shumë e rëndësishme, ta kam thënë edhe në takim të parë. Duhet dhënë kur ke një emocion aq të fortë, kur të krijohet ajo atmosfera aty fillon e gjitha.

Këtë javë Saimir kishte rezervuar një takim edhe për Enxhëll dhe të dy kanë shkuar në një kinema, ku 33-vjeçari kishte zgjedhur disa filma romantikë për të parë.

Ata na falën disa skena të ngohta, madje Saimiri i dha disa puthje të ngrohta asaj, por Enxhëll e mbajti fjalën dhe nuk e puthi Saimirin.

Mirëpo, ajo kishte ruajtur një surprizë për në studio, pasi menjëherë pas klipit tha se ka zgjedhur të largohet. Enxhëll u shpreh se nuk ndihet mirë dhe se në vendimin e saj ka ndikuar edhe presioni nga familja. Enxhëll u shpreh se nuk mundet ta përballojë më situatën dhe se ka vendosur të largohet.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, u shpreh Enxhëll.
Shtuar më 18/01/2021, ora 23:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori