Rebelohet Pink: Nuk e kam problem shtimin në peshë (FOTO LAJM)

Kohë më parë Pink e ka pranuar faktin se nuk e ka aspak problem peshën trupore, por ajo nuk ndalet me rebelimin ndaj të gjithë kritikeve.

Ndonëse ajo është shprehur shumë hapur se i pëlqejnë linjat e saj, tashmë i është kthyer me të njëjtën monedhë të gjithë ndjekësve të cilët e kanë ofenduar.

Pink është paraqitur në "2015 BMI Music Awards" me një fustan që e mbulonte atë. Këngëtarja 35-vjeçare tregon se ajo nuk dëshiron aspak të ngacmohet për shkak të peshës.

“Mendoj se njerëzit e kanë keqkuptuar. Ata mendojnë se opinioni i tyre ka rëndësi për mua, por nuk kuptoj se si mund t’i japin vetes kaq shumë rëndësi?!

Dua t’u rikujtoj se mua nuk më intereson aspak kjo”, ka thënë Pink për "Entertainment Tonight". /albeu.com/

Shtuar më 14/05/2015, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori