Keni akne në shpinë? Të gjitha gjërat që duhet të bëni ndryshe

Aknet në pjesën e shpinës ose kurrizit mund të na bëjnë të ndjehemi të pasigurt me lëkurën tonë sa herë që shkojmë me pushime, kështu që tani është koha për t’i dhënë fund këtij problemi.

Për fat të mirë, ndryshimet e thjeshta në rutinën tuaj të përditshme mund t’i eliminojnë këto puçrra për gjithmonë, dhe do ta lënë lëkurën e butë dhe të pastër.

5 shkaqet më të zakonshme për puçrrat në shpinë janë pikërisht këto:

Produkte që mbyllin poret: Kremrat e trupit, vajrat e masazhit dhe kremrat për hidratim mund të jenë shkaktarë për shfaqjen e akneve në pjesën e kurrizit

Zgjidhja: Përdorni kremra jo shumë të yndyrshme dhe që thahen shpejt. Në verë, është më mirë të përdorni kremra në formë qumështi për trupin, sepse ato përmbajnë më pak vaj.

Rroba që irritojnë lëkurën: Kjo vlen veçanërisht për rrobat në të cilat bëni aktivitet fizik. Nëse stërviteni në veshje nga materiale sintetike, ka shanse më të mëdha për shfaqjen e akneve.

Zgjidhja: Zgjidhni rrobat e pambukut gjatë rutinës tuaj të stërvitjes.

Faktori gjenetik

Nëse anëtarët e tjerë të familjes tuaj kanë probleme me aknet, shanset që edhe ju të vuani prej tyre janë të mëdha.

Zgjidhja: Përdorni një produkt dushi i cili përmban peroksid benzil i cili shkatërron aknet.

Kujdesi për lëkurën e shpinës:

Ata që nuk ushqejnë lëkurën kanë më shumë probleme se të tjerët. Për t’i dhënë fund puçrrave, duhet të ushqeni shpinën ashtu si kur trajtoni fytyrën.

Zgjidhja: bëni skrab në të gjithë shpinën tuaj 2 deri 3 herë në javë, mundësisht me kripë deti. Lëkura më pas do të jetë e butë. Të gjitha përgatitjet e tjera që përdorni duhet të përshtaten për lëkurën e yndyrshme. /albeu.com/


Shtuar 14.02.2020 15:26