Reagon vëllai i Loredanës: Nuk kam lidhje me "hajnitë" e saj
Marrja në pyetje nga autoritetet zvicerane e reperes nga Ferizaji, Loredana Zefi, bëri bujë gjithandej në media.

E përditshmja zvicerane “20 minutes” kishte treguar historinë se si çifti 50-vjeçar ka hedhur akuza ndaj rap-artistes dhe vëllait të saj, Beratit, për kanosje, zhvatje të parave dhe vënie në lajthitje.

I përfshirë në disa shkrime pa dëshirën e tij ishte edhe vëllai i madh i reperes, Arsim Zefi, i cili i kontaktuar nga Telegrafi, ka mohuar të ketë lidhje me rastin.

Ai ka thënë se ka ngelur totalisht i shokuar por edhe i zhgënjyer nga disa prej mediave që kanë keqpërdorur emrin e tij.

“Nuk kam të bëjë absolutisht me këtë ngjarje, dhe në asnjë medium zviceran nuk është përmendur emri im. Nuk e di se si disa nga mediat vendore kanë gjetur dhe inflirtuar emrin tim, por të njëjtët do të ndëshkohen me padi, pasi unë nuk kam lidhje me atë çfarë ka ndodhur sot”, ka thënë Arsim Zefi.

Ai ka thënë se qëllimisht në këtë “zhurmë mediatike” u përfshi edhe bashkëshortja e tij, e cila punon prej vitesh për Ambasadën e Kosovës në Zvicër.
Shtuar më 10/05/2019, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori