Rastësia që vuri në siklet Princeshën, ishi i Harryt shfaqet njësoj me Meghan
Pëlqej
Kur vjen puna te veshja dukesha e Sussexit nuk gabon kurrë. Madje nëse ajo vesh diçka, nuk ka rëndësi sa e shtrenjtë mund të jetë, veshja shitet brenda pak orësh.

Por, me sa duket, këtë herë si frymëzim për dukeshën mund të ketë shërbyer ish e dashura e princ Harryt, Jenna Coleman.

Po, po flasim për të njëjtën ish të dashur që pak ditë më parë u ndesh me Harryn dhe Meghanin dhe ndërkohë që u duk sikur dukesha nuk e vuri re, Jenna dhe Harry kaluan një moment të sikletshëm.

Dhe le t`i rikthehemi veshjes, Meghan u shfaq në një event në Sydney e veshur më një fustan të zi me kopsa, të markës Emilia Wickstead shhkruan Daily Mail.

Me të njëtin fustan, por në ngjyrë të bardhë u shfaq publikisht në muajin qershor edhe Jenna Coleman. Ky fustan kushton 2,110 dollarë dhe ngjyra e bardhë është ende në gjendje. Kujt mendoni se i shkon më shumë?
Shtuar më 21/10/2018, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori