Makina përplas dy të mitur që po lëviznin me biçikletë në Elbasan

Një makinë ka përplasur dy të mitur që po lëviznin me bicciketë në qytetin e Elbasanit.

Të miturit janë të moshës 12 dhe 16 vjeç. Ata kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes nga makina tip “Opel”.
Makina drejtohej nga një 61-vjeçar.

Sipas Ora News fëmijët ishin duke lëvizur në krah të rrugës, por një manovër e gabuar e makinës ka bërë që të ndodhë aksidenti.

Të miturit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. Fatmirësisht bëhet e ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 10:49