Me siguri që bëhet fjalë për një nga ato rastësitë tipikisht të bukura, që nuk ndodhin në Tiranë ku ato të dyja kanë angazhimet më të mëdha profesionale, por në zemër të Turqisë, në një nga resortet më luksoze atje.
E nëse ju ende nuk i keni planifikuar
pushimet e këtij sezoni veror, për
Jonida Maliqin dhe
Andrra Destanin ndryshon historia. Ato kanë vendosur të shijojnë disa ditë të plota relaksi në Turqi, ndërsa kanë ndarë me ne disa foto nga momente më interesante të ditëve të qëndrimit atje.
Fillimisht, ka qenë këngëtarja e njohur
Jonida Maliqi, e cila ka postuar në instastory disa foto me prindërit dhe djalin e saj të vogël, duke u relaksuar dhe shijuar maksimalisht
pushimet në Belek të Turqisë, ndërsa sot ka qenë
Andrra Destani, e cila ka ndarë me ne ambientin ku ka zgjedhur të pushojë, me siguri me djalin dhe bashkëshortin, këngëtarin Sinan Hoxha shkruan class.
Ndoshta, mund të jetë me planifikim apo thjesht rastësi, por dy vajzat bukuroshe të showbiz-it shqiptar po ndajnë të njëjtin vend pushimesh, të cilin duket se po e shijojnë pafund.
Shtuar më 09/06/2018,
ora 18:45