Celibashi për procesin elektronik në Elbasan: Garanci 100% për votë të fshehtë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka parë sot nga afër procesin e testimit të votimit elektronik në qytetin e Elbasanit.

Celibashi ka evidentuar se votimi elektronik  është 100% i sigurt dhe garanton fshehtësinë e votës.

Nga pikëpamja e sigurisë dhe fshehtësisë së votës, pajisja ka siguri 100%. Nuk ka asnjë lloj mënyre për të identifikuar votën e votuesve. Garantohet fshehtësia ndaj do t’i ftoja votuesit e këtyre 3 bashkive që pa hezitim të votojnë për kandidatët, pa qenë në dyshim që vota e tyre do të jetë publike. Pajisja dhe sistemi i ofron të gjitha, as sistemi i zgjedhjeve, as kompania s’ka mundësi për të verifikuar mbi votën e qytetarëve.Pajisja është e thjeshtë në votim edhe për moshën e thyer. Sistemi e lehtëson procesin e votimit dhe me siguri qytetarët që do të marrin pjesë në votime në këto 3 bashki do e shohin që është e thjeshtë”, tha Celibashi.

Më 14 Maj votimi elektronik do të aplikohet në 3 bashki në vend, në Elbasan, Kamëz dhe Vorë./albeu.com/


Shtuar 18.04.2023 14:08