Rasheli për largimin nga Klani: S'mund të bëja kompromis me veten
Pëlqej
Prej dy javësh velina Rashel Kolaneci nuk është më pjesë e emisionit “Xing me Ermalin”.

E ftuar gjatë ditës së sotme në “Pop Culture” , Rasheli ka folur rreth largimit nga ky format televiziv.

“Pasi mendova e stërmendova këtë muhabet, duke e ditur që jam dhe në fillimet e mia dhe në moshë të re, m’u mblodhën argumenta dhe dola në përfundimin se nuk mund të bëja kompromis në një vend ku nuk merret parasysh as forma e as mënyra e të bërit të gjëra, as përmbajtja e një emisioni. Çfarë të them unë më tepër,”-u shpreh bukuroshja.

Gjithashtu ajo theksoi se ndonëse në të tillë reaste faji mbetet “jetim” ishte zgjedhja e saj të largohej:

Faji për herë kujt i ngelet është njëçik jetim, por unë bëra zgjedhjen time dhe vendosa të mos qëndroja më aty, sepse qëndron një limit kur një njeri vendos për veten e tij, se çfarë mund të bëjë. Zgjidhja ishte e imja. U largova”,-thekson Kolaneci.

Ndërkohë e pyetur për arsyet e vërteta të këtij largimi ajo ka qenë evazive, duke mos dashur të tregoj: “Ka pasur disa arsye, nuk kam dëshirë të tregoj. Një pjesë i mbetet Ermalit, Klanit dhe mua, por jemi ndarë paqësisht. Pata dhe një ofertë tjetër nga Klani, por duke parë atë që dua të arrij dhe vendin ku dua të jem, nuk përkonte...”,-përfundon Rasheli
Shtuar më 21/10/2017, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori