Rasheli fut në sherr Amin dhe Ermalin (FOTO LAJM)

Kohët e fundit Ermal Mamaqi nuk ndalet së postuari fotografi bashkë me bukuroshen që e shoqeron ne studio, Rashel Kolaneci.

Përveç komenteve komike që përfaqësojnë punën dhe imazhin e Ermalit, këto postime shoqërohen ndonjëherë me komente të shumta kritike.

Postimi me i fundit ka qënë urimi që Ermali ka zgjedhur t'i bëjë Rashelit me rastin e ditëlindjes së saj, duke e quajtur atë si femra më e bukur e Tv Klan.

Në mesin e komenteve me urime, ato çfarë bien në sy janë fansat që i kujtojnë Ermalit se Rashelin ka filluar ta zëvendësojë me bashkëshorten e tij Ami.

"Të ishe burri im do takoheshim nesër në gjyq për këtë që ke thënë", i shkruan një komentuese, ndërsa të tjerë i vënë në dukje se ai po e trajton Rashelin sikur ta ketë grua e më shumë poston atë sesa Amin. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori