Rashel rikthehet përsëri, kësaj radhe ka diçka për të thënë (FOTO LAJM)

Ajo është një nga vajzat me format trupore më bombastike dhe është përfolur gjatë në media.

Ish velina e ‘Xing’ me Ermal Mamaqin ka njoftuar ndjekësit e saj se i ishte vjedhur llogaria e saj e Instagramit.

Rashel Kolaneci është një nga vajzat më të përfolura në median rozë dhe nuk janë të pakta rastet kur ajo përflitet për ndërhyrje plastike.

Me siguri ajo ka zgjuar kureshtjen e personave dashakeq që kanë kërkuar ti vjedhin llogarinë e saj. Fatmirësisht Rashel ka njoftuar se tashmë e ka nën kontroll situatën.

‘Para disa ditësh llogarinë time të Instagramit e hakuan, ndoshta me shpresën se aty do të gjenin ndonjë thesar, por gjetën sytë e tyre që t’iu pëlcasin. Pavarësisht këtij episodi, tanimë llogaria ime personale zotërohet prej meje’ ka shkruar Rasheli në postimin e saj në Instastory. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2018, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori