Rama mbylli lokalin ku po këndonte Frederik Ndoci? Këngëtari: E ka bërë opozita (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme në rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se teksa po këndonte këngëtari i shquar shkodran Frederik Ndoci në një lokal në Velipojw, Policia ka hyrë me skafandra dhe ka mbyllur lokalin.


Këtë ngjarje e ka bërë publike një qytetar i quajtur Besnik Kastrati, sic e shihni edhe në foton më poshtë.

Sipas tij, pronari i lokalit i cili i ka kërkuar arsyen policisë për këtë mbyllje të pazakonshme, i kanë thënë se urdhri për mbylljen e lokalit është dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Por vetë këngëtari Frederik Ndoci në një postim në faqen e tij në Facebook, ka reaguar duke shkruar se nuk e besoj që pas kësaj të fshihet kryeministri Rama, por kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi.

“As nuk duhet besue se merret me gjera kaq ordinere, miku dhe timonieri i rilindjes.

Ose e thene italisht tropo Bela per essere vera”, shkruan ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2017, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori