Rama i censuroi këngën në RTSH? Reagon Kastro Zizo
Pëlqej
Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se kënga e këngëtarit Kastro Zizo nuk është pranuar në festivalin e RTSH.

Sipas ish-kryeministrit këtë censurë e ka shkaktuar Rama për shkak të tekstit të kësaj kënge.

Ndaj këtyre akuzave të rënda, ka reaguar vetë këngëtari duke deklaruar se kjo situatë nuk duhet të përdoret politikisht.

“Pas shume mesazheve dhe telefonatave po shkruaj nja dy rreshta: Situata e mos pranimit te kenges sime ne festivalin e RTSH nuk duhet perdorur ne asnje menyre politikisht”- shkruan Kastro Zizo në Facebook. /albeu.com/


Shtuar më 14/11/2017, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori