Zjarr në fabrikën e ushqimeve, 52 persona digjen në orar të punës

Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë ushqimesh në Bangladesh, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 52 persona.

Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka rënë në një fabrikë të Rupganj, e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg kryeqytetit Daka.

Policia thotë se zjarri ka shpërthyer rreth orës 17:00 të ditës së enjte dhe qindra forca zjarrfikëse janë angazhuar për të neutralizuar flakët.

“Pasi zjarri të jetë nën kontroll, ne do të kryejmë një operacion kërkimi dhe shpëtimi brenda. Atëherë ne mund të konfirmojmë çdo viktimë”, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Debashish Bardhan.

Rreth 30 njerëz kanë mbetur të lënduar, ndërsa qindra të afërm dhe punëtorë të tjerë presin me ankth për gjetjen e të dashurve të tyre.


Shtuar 9.07.2021 17:22