Gjendet një trup i pajetë në hyrjen e një pallati në Elbasan

Një grua e pajetë është gjetur sot në Elbasan.

Sipas informacioneve, mësohet se trupi i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen “Haxhias” në hyrje të një pallati në Elbasan.

Po sipas informacioneve në rrugë jozyrtare, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasen Liri Avdia.

Dyshimet e para mbi vdekjen e saj, kanë nxjerrë se ajo mund të ketë vdekur si pasojë e rrëshkitjes aksidentale nga shkallët duke goditur pjesën e pasme të kokës./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 09:25