Aksident në Kolonjë, makina përplas 74-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kolonjë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Policia bën me dije se rreth orës 13:20, në Leskovik, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin K. P., rreth 68 vjeç, banues në Çarçovë, Përmet, ka përplasur këmbësorin B. C., rreth 74 vjeç, banues në Leskovik, i cili u dërgua në spitalin e Ersekës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 10.09.2023 14:22