Puthje në mes të skenës, "kaubojsi" Ndocaj e prezanton me publikun
Ish-deputeti Eduart Ndocaj pati një surprizë të bukur këtë të hënë gjatë emisionit “Dance With Me” në Tv Klan. Teksa kishte radhën e kërcimit, pjesë e spektaklit u bë edhe bashkëshortja e tij, Valentina.

Sëbashku ata kërcyen një vals që u mbyll me një puthje mes çiftit, në një natë që do të jetë një kujtim i bukur për të dy. Valentina na tregoi disa sekrete për ish-deputetin. Ajo rrëfeu se edhe Eduart Ndocaj përlotet. Ish-deputeti ka qarë kur ka lindur fëmija i parë.


Alketa Vejsiu: Do flasësh pak tani të na tregosh ca sekrete. A është kaq romantik saç ishte në këto pak sekonda në skenë me juve, kështu është dhe në jetë?

Valentina: Po, po!

Alketa Vejsiu: Kush është surpriza më e bukur që iu ka bërë?

Valentina: Kam emocione tani.


Alketa Vejsiu: Kur ka lindur bebja e parë për shembull, çfarë ka bërë Eduarti të ato momente. Përlotet Eduart Ndocaj?

Valentina: Ishte në sallë dhe ishte një emocion shumë i madh. Eduarti qante.

Alketa Vejsiu: Si ka qenë vallëzimi juaj i parë i martesë?

Eduart Ndocaj: Tallava. Ka qenë një muzikë me çifteli e zonës së veriut, e Mirditës.

Gent Zenelaj: Duhet ta kishe bërë dasmën pas “Dance With Me” që të kërceje ndonjë vals.

Eduart Ndocaj: Jemi martuar dy herë dhe pas Dance-it do të bëjmë të tretën. /tvklan.al
Shtuar më 09/12/2019, ora 22:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori