Puthja pasionante me Gixharin, ja si e komenton Indrit Çobani
Puthja pasionante e Indrit Çobanit me Olta Gixharin, si Andrej me Natashën, në shfaqjen “Tri Motrat”, në Teatrin Kombëtar, ka sjellë në vëmendjen e mediave se si përjetohen puthjet skenike.

Për Indrit Çobanin, kjo është një marrëdhënie e tejkaluar tashmë. Ai në “Panorama Plus” bën një rrëfim të dyfishtë artistik, për veten dhe burrin rus të viteve ’900, pasi për të është hera e parë që interpreton një Çehov.

“Mendoj që sot puthja në skenë nuk është më një stacion, ku jo të ndalosh, por as të ulësh shpejtësinë. E gjej një marrëdhënie të tejkaluar, jo vetëm prej aktorëve, por edhe prej publikut”, thotë ai gjatë intervistës.

“Kur luan, ti duhet të përqendrohesh te partneri, jo te vetvetja. Kjo është shumë, shumë e rëndësishme. Aktori në asnjë rast nuk duhet të mendojë se veprimi është ai, jo. Është gjithnjë tjetri. Prandaj ato momente kur dy aktorë e harrojnë veten dhe thellohen në atë çfarë po ndodh me tjetrin, janë momentet më të mira të shfaqjes.

Për këtë partneri është shumë i rëndësishëm. Dhe jam shumë i kënaqur me partnerët e mi, me Olta Gixharin si partnerja kryesore, me Mehdi Malkën, Flaura Kuretën, Bujar Asqeriun, Elia Zaharian, Helidon Finon, Ola Harizajn dhe të gjithë trupën..”, thotë ai më tej. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2016, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori