Partizani – Tirana/ Kush ishin protagonistët e sherrit në fund të ndeshjes

Mbrëmjen e djeshme u luajt sfida mes Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.

Takimi që i kishte të gjitha brenda, nga spektakli në fushë e deri te zënkat mes lojtarëve, u mbyll në barazim 1-1.

Tensione pati edhe në fund të ndeshje, ku në që futbollistët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Bruno Telushi dhe Elton Kale janë kapur me duar me njëri-tjetrin. Ka pasur edhe një grusht, por, incidenti është shuar shumë shpejt.

Skuadrat përplasen masivisht në tunel, por në fund ishin forcat e sigurisë dhe stafet që ndanë lojtarët nga një grusht masiv. Në fakt, lojtarët u sulën me vrap, ndërsa i vetmi që qëndroi pasiv ishte William Cordeiro.


Shtuar 11.07.2020 11:38