E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Pushime të gjata me të dashurin, të paharueshme për Arilenën (FOTO LAJM)

Arilena Ara është pjesë e atyre të famshmëve, të cilët kanë preferuar që jetën e tyre private ta mbajnë larg syrit të mediave.

Ajo prej kohësh përflitet për një lidhje të mundshme me menaxherin e saj, Popi Kola, megjithatë asnjëherë nuk e ka pranuar apo mohuar diçka të tillë publikisht.

Megjithatë fotot që ajo publikon herë pas here të lënë të kuptosh se ata janë në një histori dashurie dhe më të lumtur se kurrë.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet krahas menaxherit të saj teksa po kalojnë ditë pushimi në pishina.

Foton ku shfaqet mjaft e lumtur, Arilena e ka shoqëruar me një emoji bote për të treguar se Kola është gjithçka për të.

Shtuar më 18/08/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori