"Pushime surprizë", Keisi harron Stresin, tregon me kë po i kalon pushimet (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh ish e fejuara e Stresit, Keisi ndodhet me pushime në një resort luksoz në Meksikë, nga ku duket se po argëtohet shumë dhe se e ka hedhur pas krahëve historinë me reperin.

Bukuroshja ka postuar plot foto e video gjatë qëndrimit atje, por të gjithë ishin kuriozë kush po e shoqëron Keisin.

Keisi ndodhet në këtë resort me mamanë e saj e këtë e ka zbuluar vetë kur e pyetën ndjekësit në Instagram duke treguar se ia ka bërë surprizë të ëmës.

Në një postim tjetër Keisi është shprehur se punon shumë prandaj arrin të shkojë në pushime të tilla. "Punoj dhe shumë biles...arrij të vij në pushime të tilla, nuk pres të më sjellin", shkruan Keisi.


Shtuar më 30/09/2019, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori