Pushime pas pushimeve: ǒdestinacion zgjodhën Ledri dhe Sara pas Dubait (FOTO LAJM)

Prej disa javësh, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara, na kanë hequr trurin me postimet e tyre në rrjete sociale.

Ata kanë ndarë me ndjekësit poza nga pushimet e tyre fantastike duke na e bërë zili të gjithëve.

Destinacioni i tyre i parë ishin ishujt Maldive dhe pasi i shijuan mirë e mirë në shoqërinë e Ermal Fejzullahut dhe familjes së tij, zgjodhën të udhëtojnë drejt Dubait.

Mirëpo, Ledri dhe partnerja e tij s’janë mjaftuar me kaq.

Pas Maldiveve dhe Dubait, tani kanë zgjedhur Singaporin.

Vetëm disa minuta më parë, reperi ndau në InstaStory një foto në Changi, duke na treguar destinacionin e tyre të ri, ndërsa ne po presim “të vuajmë” nga fotot e reja të pushimeve.

Ndërkohë, po vrasim mendjen nëse do të ketë më një destinacion të radhës, apo dyshja do të mjaftohet me ka
Shtuar më 22/01/2020, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori