Pushime luksoze dhe veshje firmato, Lori Hoxha në sherr me komentuesit
Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha shquhet për stilin e saj në të veshur.

Madje shpesh vihet në qendër të diskutimeve për shkak të cmimeve të shtrenjta dhe veshjeve firmato që posedon.

Megjithatë edhe pse ka krijuar shumë fansa ka nga ata të cilët nuk ngurrojnë ta kritikojnë vazhdimisht trashëgimtaren e ‘Top Medias’ për jetën luksoze që bën. Së fundmi një nga ndjekësit e saj i ka lënë një koment që nuk është pritur aspak mirë nga Lori.

“Duke qenë se je një figurë publike, duhet ta plotësosh Instagramin me disa postime të tipit “kontribut për shoqërinë”, që të mos duket sikur harxhon lekë kot, je një ‘trust fund baby’ (pasanike që s’të duhet të punosh për të siguruar jetën) , gjithmonë me pushime dhe që pretendon se jeta nuk të ka rrahur më shumë se të tjerët”, i shkruan ajo.

Mirëpo Lori nuk e ka lënë me aq dhe i është kthyer keq komentueses.

“Gjëja që ka rëndësi dhe kontribuon për shoqërinë ndodh pas dyerve të mbyllura”, thotë Lori, “kështu që shijoji gjërat sipërfaqësore, pasi për këtë je këtu. Ti ankohesh për gjërat false por kjo është gjithçka që do të shohësh. Unë publikoj gjëra të mira dhe herë pas herë flas për diçka që besoj. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, nuk kam çfarë t’i provoj asnjërit dhe as nuk dua”, shkruan Lori. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2018, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori