"Punon në Tv", moderatorja shqiptare poston foton e parë me bashkëshortin (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Brunilda Lahe, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj. Pyetjet në “Instastory” kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, e moderatorja nuk ka nguruar që t’u përgjigjet.

Një ndjekës i ka shkruar: “S`e kam parë asnjëherë bashkëshortin tënd, pse nuk poston me të”. E kështu, Bruna ka postuar foton e parë me të shoqin dhe ka sqaruar se pse nuk e ka publikuar më parë në rrjetet sociale.

“Ai punon në Tv, por pas kamerave, nuk i ka qejf fotot (pohor pasi lindi Hana diçka ka ndryshuar, kemi bërë 2 sete profesionale e po bëhemi gati për të tretin, bashkë vetëm fotot e martesës kemi profesionale), nuk e do vëmendjen e medias sociale aspak dhe unë e respektoj dëshirën e tij. Këto janë disa nga arsyet që nuk postoj me bashkëshortin”, sqaron Bruna.
Shtuar më 02/12/2020, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori