Punë VIP-ash, në dasmën me Hailey-n Justin Bieber kishte ftuar edhe ish-të dashurën e tij (FOTO LAJM)

Këtë fundjavë, çifti i njohur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë mbajtur ceremoninë e dasmës së tyre në Karolinën e Jugut, ku shkëlqyen krah njëri-tjetrit.

Në natën e parë të festës para dasmës, Hailey kishte veshur një fustan të bardhë shumë të shkurtër, të hapur tek pjesa e sipërme, ndërsa Justin kishte veshur një bluze të thjeshtë të bardhë, të kombinuar me pantallona të zeza.

Ata festuan në shoqërinë e familjarëve dhe miqve, mirëpo ajo që shpëtoi deri tani pa u vënë re ishte fakti se në festën e çiftit ndodhej edhe ish-e dashura e Justin!

Caitlin Beades ishte e dashura e parë e këngëtarit në vitin 2008. Lidhja e tyre nisi kur Justin u transferua në Atalanta për të punuar me Usher.

Asokohe, Justin u miqësua shumë edhe me familjen e Caitlin, saqë përveç Caitlin, këngëtari kishte ftuar edhe vëllain e saj!

Duket se pavarësisht viteve që kanë kaluar, Justin vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me ish-in e tij të parë dhe me siguri Hailey s’do ta ketë aspak problem.
Shtuar më 01/10/2019, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori