Gold Ag u bë
baba për herë të parë me 28 Nëntor. Ai publikoi të
foto të vogëlushit, ndërsa shprehej i lumtur që
djali i tij, që e pagëzoi me emrin
Gueril erdhi në jetë në një datë të shënuar për shqiptarët.
“
Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde
djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”, shkroi ndër të tjera Goldi.
Ndërkohë, ditën e sotme artisti ka publikuar një
foto, ku shihet duke mbajtur në dorë karrocën e djalit. Ai ka falenderuar bashkëshortet por dhe mjekët për kujdesin që kanë treguar. Goldi shprehet se vetë është rritur pa
baba por do të kujdeset që i biri të mos i mungojë asgjë.
“Zot faleminderit që na gëzove,
Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar
baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe ❤️ 30.11.2020”, ka shkruar artisti.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 16:25