Publikoi pa dashje pozën nudo: Cardi B zbulon më kë ishte në shtrat (FOTO LAJM)

Cardi B dhe Offset ishin në shtrat së bashku kur ajo postoi aksidentalisht një foto nudo në Instagram këtë javë, shkruan “Daily Mail”.

Reperja e hitit “WAP” e bëri të ditur këtë gjë të mërkurën, derisa ishte në një lidhje live në Instagram.

Ajo tha se po bisedonte me Offset dhe i tha: “Po ndihem sikur po bëj fotografi dhe pastaj shtyp butonin dhe e shoh se po ngarkohet dhe them O Zoti im, fotografia po ngarkohet”.

Offset më pastaj i tha asaj se fotografia është postuar në Instagram dhe atë më pas e kapi paniku kur e kuptoi se bota e kishte parë imazhin topless.

“Në kohën kur unë ndeza telefonin tim dhe e fshiva atë, të gjithë dhe nënat e tyre e panë. Ajo ishte kudo në internet”, shpjegoi reperja, e cila ka bashkëpunuar edhe me Jennifer Lopez dhe Megan The Stallion.
Shtuar më 16/10/2020, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori