Publikoi foto përdore me një vajzë, Capital T i zbulon fytyrën bukuroshes

Pëlqej
Capital T është një prej reperëve më të suksesshëm të momentit, emrin e të cilit mbajnë hitet më të famshme "Pare pare", "Hatixhe" etj. Shumë i ndjekur në rrjetin social Instagram, ai qëndron shpesh në kontakt me fansat dhe ndan me ta momente nga puna e përditshmëria.

Pak më parë, Kapo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa ka publikuar një foto me duart e kapura me një femër, ndërkohë që fluturonin me helikopter.

Megjithëse të gjithë filluan të dyshonin, në foton tjetër ai ka publikuar portretin e vajzës bukuroshe, e cila do të jetë pjesë e videoklipit të tij të ri shkruan xing.al.

Ata janë duke bërë xhirimet dhe imazhet e publikuara janë thjesht një shkëputje nga filmimet e klipit.
Shtuar më 11/10/2018, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori