Kjo është situata dramatike në Grupin B të Ligës së Kampionëve (FOTO LAJM)

Ashtu siç edhe ishte pritur që nga momenti i hedhjes se shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëvem Grupi B vazhdon të jetë jashtëzakonisht interesant kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje nga fundi.

Fitorja e Milanit në udhëtim ndaj Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0 ka bërë që situata në këtë grup të komplikohet tej mase dhe gjithçka do të qartësohet në ndeshjet e fundit të grupit.

Kualifikimin nga ky grup e ka siguruar vetëm Liverpooli nga vendi i parë pasi ka mbledhur 15 pikë, por të tri skuadra tjera janë në luftë direkte për një vend që garanton vazhdimin e kësaj gare.

Porto është në vendin e dytë me pesë pikë dhe në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Atletico Madridin, kurse Milani ballafaqohet me liderin e grupit Liverpoolin që nuk do të ketë ndonjë interesim për fitore në këtë takim.

Kjo është renditja e plotë në grupin B:

Liverpooli 15 pikë

Porto 5

Milani 4

Atletico Madridi 4. /albeu.com/

 


Shtuar 24.11.2021 23:36