Princi Harry dhe Meghan Markle do të ftojnë 2.640 anëtarë të publikut në ceremoninë e tyre
martesore, që do të mbahet në maj. Kensington Palace ka konfirmuar se
ftesat janë shtypur dhe dërguar në një njoftim në Twitter.
Të ftuarit zyrtarë të dasmës
mbretërore duhet të presin që të marrin këtë ftesë të mrekullueshme të realizuar nga kompania “Barnard and Westwood”, që ka realizuar prej vitesh
ftesat për dasmat e familjes
mbretërore, që nga viti 1985.
Ftesat kanë një dorëshkrim elegant dhe simbolin e Princit të Uellsit në ngjyrë ari.
Në ftesë u kërkohet marrësve që të bëhen pjesë e ceremonisë
martesore të 19 majit në kishën St. George dhe pritjen e drekës në vijim, që do të organizohet nga Mbretëresha. Rreth 600 persona janë ftuar në këtë ditë të veçantë.
Ftesa madje përfshin edhe kodin e veshjes:
“Veshja: Uniformë, pallto ose kostum. Veshja e ditës me kapele”.
Shtuar më 23/03/2018,
ora 12:06