Kamerat që vëzhgonin Tiranën, kush janë personat që po hetohen, mes tyre të dënuar për vrasje dhe trafik droge

Policia e Tiranës ka çmontuar dhe sekuestruar 155 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale në kryeqytet në kuadër të operacioni të koduar “Fijet”.

Në hetim janë marrë 37 persona të cilët kishin montuar kamerat në mënyrë të paligjshme.

Disa prej tyre janë: Baftiar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorri, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Gjergj Cukali, Igli Selita, Ilir Oshafi, Rigers Krroqi, Valbona Drapi, Zenel Gjoshi, Genci Ferhati.

Kujtojmë që Gjergj Cukali njihet si i “forti i Myslym Shyrit”. Ai është përmendur për lidhjet me Emiljano Shullazin dhe është arrestuar disa herë. Po ashtu Cukali u arrestua si porositës i dyshuar i tentativës për vrasjen e Gjon Menës me eksploziv në makinë.

Ndërkohë, Ilir Oshafi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge, ndërsa Elidon Kotorri është dënuar për vrasje të trefishtë për hakmarrje. /albeu.com


Shtuar 31.01.2023 12:02