Acar dhe ngrica, parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava do të sjellë ulje drastike të temperaturave sa u përket të dy vlerave ekstreme. Përgjatë ditës së shtunë nuk do të ungojnë reshjet e shiut në të gjithë territorin, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Sa u përket temperaturave vlerat maksimale do të arrijnë në 11 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -2 gradë celcius.

Ndërkohë që gjatë ditës së dielë do të mbizotërojë moti i kthjellët, por temperaturat do të jenë mjaft të ulëta.

Parashikohet që ditën e diel temperatuat në vlerën minimale të bien në -7 gradë celcius. /AlbEu.com/


Shtuar 3.02.2023 16:25