Pse Vesa Luma zgjodhi Zelandën e Re?
Prej muajsh tashmë familja e saj e vogël është shpërngulur në Zelandën e Re për një të ardhme më të mirë të djalit të vogël Noah por edhe sepse Big Basta është i angazhuar me punë.

Mund të shkonin në vendet më të mira e të zhvilluara të Europës apo SHBA-së që të gjithë e lakmojnë e megjithatë zgjedhja e tyre ishte Zelanda e Re një vend i qetë ku jeta duket se ecën ngadalë.

Për Vesën largimi nga Shqipëria për Zelandën e Re ishte një zbulim që për të rezultoi pozitiv. Në një postim të bërë së fundmi ajo na tregon se përse është e dashuruar me këtë vend.

Në një video të shkurtër ku shfaq detin, këngëtarja shkruan: “Në çdo kënd të Zelandës së Re shfaqet diçka emocionuese që ti mund të bësh. Është guri i çmuar i botës. Larg çmendurisë por pranë një jete më të mirë. Është mrekulli.”

Kujtojmë se këngëtarja e famshme do të rikthehet në Kosovë dhe Shqipëri këtë verë për të takuar familjarët e saj por ndoshta edhe për dhënë ndonjë koncert. Gjithashtu Vesa, do të realizojë 3 klipe të reja ku njëra prej tyre do të jetë bashkëpunim.
Shtuar më 28/03/2018, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori