Pse u ndave nga Inva Mula? Pirro Çako vihet në siklet
Pëlqej
I ftuar në Kurthin e Piter Pan, kantautori Pirro Cako është vënë në siklet nga fëmijët.

Ata e kanë pyetur për arsyen e ndarjes nga Inva Mula, përgjigje për të cilën Pirro nuk ka dhënë.

Pirro tha se, sado të mundohej t’ua shpjegonte, ata nuk do ta kuptonin, kështu që nuk e la veten aq kollaj të binte në kurth. Megjithatë, nuk la pa përgjigje disa prej pyetjeve më pikante të fëmijëve.

Por a do të martohet sërish? Edhe kjo ishte një pyetje e beftë, së cilës, ai sërish iu përgjigj me sportivitet: “Po edhe kur je beqar, si i martuar je…” – tha me të qeshur, por nuk i kënaqi fëmijët me këtë përgjigje.

“Me thënë të drejtën, nuk do ishte keq, por me mendje jam shumë larg martesës” – tha kantautori duke mos lënë asnjë hapësirë për aludime./albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori