Pse u nda nga Albi Nako? Përgjigjet pas kaq kohësh Klaudia Pepa
Klaudia ka folur pas kaq kohësh për ndarjen nga koreografi Albi Nako.

“Ndajmë respekt për njëri-tjetrin,” tha Pepa për Revistën Class. Ndërsa për sa i përket arsyeve të ndarjes, ajo thotë se gjërat nuk funksionuan dhe “morën rrugë të ndryshme.”

Burri ideal, tani që është e famshme në dy shtete dhe ka kaluar sprovat e një ndarjeje publike duhet “të jetë një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm.”

"Duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij" le të shërbejë si një çadër që mbulon gjithë tiparet e një burri të lumtur që si rrjedhim, bën dhe personin në krah të lumtur. Një burrë që ka gjetur vendin e tij në jetë, një burrë që është i sigurt financiarisht, një burrë që e di ç'do e ç'i nevojitet, një burrë që s'ka kohë për lojëra. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori