"Pse të hoqën nga Top-i apo s'ja le shefit?", moderatorja reagon keq ndaj ndjekësit (FOTO LAJM)

Sezoni i ri televiziv ka nisur me ndryshime të shumta, ku moderatore të njohura kanë kaluar nga një televizion në një tjetër.

E një ndër figurat e ekranit më të komentuara gjatë kësaj kohe ka qenë edhe Anjeza Maja, e cila është larguar nga “Top Channel”.

Maja hoqi dorë nga drejtimi i emisionit të përditshëm “Në shtëpinë tonë” ku bashkëprezantonte me Florian Agalliun dhe u bë pjesë e “Tv Klan” në spektaklin e kërcimit “Dance with me”.

Në lidhje me këtë ndryshim, fansat e moderatores së njohur janë kuriozë të dinë arsyen e largimit nga “Top Channel”.

“O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit”, komentoi një person në një foto të Anjezës në profilin e saj në “Instagram”.

Ky koment nuk i ka pëlqyer Anjeza Majës, e cila nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje komentuesit.

“ǒjanë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias.

“Top Channel” është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qënë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time”, është përgjigjur Anjeza ndaj komentuesit.
Shtuar më 19/09/2018, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori