Silva Bino më shumë se 1 orë në SPAK, hesht para gazetarëve

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino ditën e sotme ka shkuar në SPAK.

Mësohet se Bino është marrë ne pyetje  nga prokurorët e Antikorrupsionit  në cilësinë e drejtoreshës së ISHP-së në periudhën e pandemisë.

Pas më shumë se 1 ore ajo ka dalë nga ambientet e Gjykatës, por nuk ka bërë të ditura arsyet e paraqitjes së saj në SPAK.

Mjekja e njohur ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë.

Së fundmi, në këtë ministri ka pasur edhe dy arrestime. Në pranga për abuzimet me një tender, ka rënë sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistja Luara Shteto.

Nuk dihet nëse paraqitja e Binos në SPAK ka lidhje me arrestimet e fundit në ministrinë e Shëndetësisë./Albeu.com.


Shtuar 6.06.2023 10:05