Pse të famshmit do të vishen me të zeza në “Golden Globes”
Shumë yje të filmave u veshën me të zeza në ndarjen e çmimeve Golden Globes, në shenjë proteste ndaj ngacmimeve seksuale në industrinë e filmit.

BBC raporton se edhe shumë aktorë meshkuj u bashkuan me protestën, me qëllim të promovimit të fushatës “Time’s Up”, kushtuar viktimave të ngacmimit seksual dhe shfrytëzimit.

Njëra prej aktoreve të nominuara, Catherine Langford, ka thënë se yjet do të veshin zi për t’u solidarizuar me viktimat e ngacmimeve seksuale në Hollywood, por edhe për ta mbështetur luftën për barazinë gjinore.

Këngëtarja dhe aktorja, Mary J. Blige, është shprehur se nuk e ka përjetuar personalisht një gjë të tillë, por u vesh në të zezë në shenjë mbështetjeje. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori