Iliri dhe Sabiani lënë pas mëritë e vjetra? Ja ç’ndodhi publikisht mes ish-shokëve të ngushtë

Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Më pas, raporti i tyre i ngushtë miqësor u kris papritmas.

Por mesa duket raporti mes tyre është përmirësuar së fundmi. Iliri ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes. Në këtë video kanë ardhur shumë urime, ku menjëherë vihet re komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkruan Sabiani.

Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një përgjigje e Ilirit.

Në lidhje me raportin e shumëpërfolur me Sabianin, Iliri reagoi më herët duke thënë se ata nuk kanë më komunikim.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, tha Iliri.

Por mesa duket dy ish-banorët e “BBV” mund të rikthejnë sërish miqësinë e tyre si më parë.


Shtuar 18.10.2022 16:52