Pse munguan kolegët në festën e 1-vjetorit të Divin? Visjani flet publikisht (FOTO LAJM)
Visjan Ukcenaj ka bërë që me humorin e tij dhe personazhet e ndryshëm me të cilët është shfaqur në skenë, të kthehet në një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka ndarë shpeshherë momente të ndryshme nga jeta e tij në llogarinë në ‘Instagram’, por dhe foto pranë djalit të vogël, Divin, i cili pak ditë më parë festoi 1-vjetorin pranë njerëzve më të dashur të aktorit.

Në një intervistë për gazetarin Eraldo Rexho në emisionin ‘Pasditja ime’, Visjani ka rrëfyer për kujdesin e madh që ka treguar gjatë rritjes së Divin së bashku me bashkëshorten e tij. Megjithatë Ukcenaj nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes se pse mungonin kolegët e punës, aktorët e ‘Duplex’ në festën e 1-vjetorit të djalit.

“Faleminderit që ma bëre këtë pyetje. Shiko kjo ka qenë ditëlindja e tim biri dhe kam ftuar vetëm individët që kanë ardhur shumë shpesh dhe kanë takuar djalin, që kanë ardhur dhe kur ka lindur çuni e kupton? Ndërkohë nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien time me ta. Unë i kam shok prej vitesh, koleg, thjesht kam ftuar pak njerëz. Kryesisht kam ftuar dhe çifte që kanë fëmijë të vegjël që janë miq të afërt edhe familje. Ndoshta mund ta kisha bërë edhe më të madhe, por s’kisha as mundësi ta bëja më të madhe se po të ftosh njërin përshembull Egin me Anën dhe Cubi më kanë ardhur kur ka lindur çuni, kanë ardhur në spital, Egi ka ardhur edhe në shtëpi e kupton. Dhe po të ftoja vetëm këta do iu ngelte hatri këtyre të tjerëve”, u përgjigj Visjani duke shpjeguar arsyen e mungesës së stafit të punës në festë.

Megjithatë pak më vonë aktori shtoi se pati mundësinë t’i qeraste për këtë rast në punë, duke festuar kështu në një formë tjetër.
Shtuar më 17/09/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori