Pak ditë pasi hapën fushatën, Meta takon Berishën në selinë blu

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në selinë blu, për t’u takuar me aleatin e tij,Sali Berisha.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite, e cila vjen vetëm pak ditë pasi koalicioni “Bashkë Fitojmë” çeli zyrtarisht fushatën.

Kujtojmë që Berisha dhe Meta kanë zhvilluar së bashku fushatë nëpër bashkitë e vendit, ku kanë prezantuar kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit.


Shtuar 18.04.2023 12:34