Pse e la Ronela Young Zerkën?
Pak ditë më parë në media u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtarja Ronela Hajati dhe Young Zerka i dhanë fund lidhjes disavjeçare. Dyshja ndonëse nuk e pranuan kurrë publikisht se ishin në një lidhje, shiheshin gjithmonë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për ‘Prive’, këngëtari konfirmoi ndarjen nga Ronela duke thënë se ka dashur që jetën e tij private ta mbaj larg mediave dhe që Ronelën e ka pasur xhan.

Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që no-comment. Vazhdojmë te kënga e radhës”, ka thënë ai.

Mirëpo, Panorama Plus shkruan se çifti në fakt i ka dhënë fund lidhjes muaj më parë. Sipas miqve të dyshes, arsyet që çuan në ndarjen e tyre ka qenë fakti që Ronela ka dashur të zyrtarizojë lidhjen me Zerkën, pasi sipas tyre çifti bashkëjetonte gjithashtu, ndërkohë që Zerka aspironte tjetër gjë, të qenurit shpirt i lirë ndaj Ronela e ka lënë këngëtarin.

Lidhur me këto lajme, Ronela Hajati ka vendosur që të mos reagojë dhe prej kohësh ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re të titulluar ‘Pa dashni’.
Shtuar më 20/03/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori