Pse buka e thekur është mjaft e shëndetshme për organizmin tonë
Buka e thekur është mjaft e shëndetshme për organizmin tonë, dhe më poshtë do të keni 54 arsye shumë të forta për ta konsumuar atë.

Buka e thekur për diabetikët

Sipas të dhënave buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.

Indeksi i Glicemisë

Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.

Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.

Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.

Yndyrnat

Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash.

Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.

Tretja

Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.

Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.

Më shumë energji

Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.

Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.

Të përzierat

Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.

Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.

Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave të Agroweb.org është ajo e përgatitur me drithëra të plota.

Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes./agroweb.org
Shtuar më 20/10/2019, ora 21:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori