Pse? Beyonce i ndaloi fotografët t'i bënin foto gjatë homazheve të Kobe Bryant (FOTO LAJM)

Beyonce mori pjesë dje në homazhet për mikun e saj të ndjerë Kobe Bryant duke performuar këngën e tij të preferuar XO, në memorialin publik të yllit të NBA të hënën.

Ajo u shfaq në Staples Center në Los Angeles të hënën, e veshur me një kostum të shndritshëm në ngjyrë mustardë, për të performuar para 20 mijë personave, mes të cilëve edhe çiftet e famshme si Kim Kardashian-Kanye West dhe Jennifer Lopez- Alex Rodrigues.

Ajo u fotografua më vonë duke ngushëlluar bashkëshorten e Kobe-t Vanessa. Por fotografitë e këngëtares gjatë eventit u vonuan të bëheshin publike pasi Beyonce nuk pranoi të publikoheshin para se t’i konfirmonte ajo personalisht.


Ajo e mbron imazhin e saj në publik në mënyrë të jashtëzakonshme, ndaj dhe fotot u publikuan disa orë pas përfundimit të memorialit.

Disa fotografë madje u ankuan se këngëtarja u kishte kërkuar që të mos e fotografonin raporton “Page Six”.

Beyonce në përgjithësi anashkalon çdo paraqitje në tapetin e kuq dhe në vend të tij, ajo bën disa foto personale të redaktuara të cilat i publikon, përmes faqes së saj të internetit dhe mediave sociale.

Kjo ka qenë politika e saj që nga viti 2013, kur publicistja e këngëtares u kërkoi agjencive ose faqeve të internetit që të hiqnin fotot “e paqarta” të Beyonce-s të bëra gjatë performancës së saj energjike në Super Bowl.
Shtuar më 25/02/2020, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori