Propozimi më romantik i mundshëm, aktorja turke i thotë "Po" këngëtarit (VIDEO)
Çifti i njohur Zehra Yilmaz dhe Cem Belevi do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre në martesë.

Aktorja turke ka marrë propozimin më romantik në ditën e lindjes. Partneri i saj, këngëtari Cem Belevi i ka propozuar asaj martesë, pas 4 vitesh lidhje së bashku.

Propozimi u bë në bregdet dhe ishte shumë romantik me qirinj, drita dhe fishekzjarrët.

Të pranishëm, ishin edhe miqtë e tyre më të ngushtë, të cilët kanë marrë pjesë në organizimin e këtij momenti emocionues.

Kujtojmë që Zehra është bërë e njohur për pjesëmarrjen e saj në filmat, Kimse Bilmez (2019), Bodrum Masali (2016) and Gönülçelen (2010).
Shtuar më 04/08/2020, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori