Prokuroria zviceriane bllokon të gjitha llogaritë bankare të Loredana Zefit
Gjykata e Kantonit të Luzernit ka treguar se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare, këngëtares kosovare Loredana Zefi.

Lajmin e ka bërë të ditur media zvicerane ‘zentralplus.ch’, duke treguar se ky vendim i autoriteteve zvicerane është marrë për shkak të dyshimeve se e pasuria e Loredana Zefit ka prejardhje të dyshimtë.

Të gjithë këto veprime të autoriteteve zvicerane vijnë lidhur me hetimet që po bëhen rreth përfshirjes së këngëtares në mashtrimin e një çifti zviceran.

Ndërkohë një vendim të tillë në Gjykatë e ka kundërshtuar Loredana Zefi, pasi që ajo tashmë nuk do të ketë çasje në llogaritë e saj bankare, dhe me shumë gjasë nuk do të ketë para as për të paguar avokatin e saj.

Mediumi zviceran shkruan se Zefi ka bërë kërkesë kundër bllokimit të xhirllogarive të saj, megjithatë një gjë e tillë është hedhur poshtë.

Duke parë një gjë të tillë, Loredana ka bërë kërkesë që për rastin e saj të angazhohet një avokat shtetëror që punon falas.

Hetimet lidhur me këtë rast siç shkruan ‘zentraplus.ch’, do të marrin një kohë të gjatë.
Shtuar më 21/06/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori