Zjarri në termocentral, Zelensky thirrje liderëve të botës: Ndalojeni Rusinë përpara se kjo të bëhet fatkeqësi bërthamore

Përmes një postimi në Facebook herët në mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi një zjarr shpërtheu në objekt pas granatimeve të rënda nga forcat ruse.

Autoritetet ukrainase thonë se termocentrali nuk ka pësuar ndonjë dëmtim kritik dhe se nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale. Gjithashtu dhe flakët janë shuar tashmë.

“Tanket ruse qëllojnë blloqet atomike të pajisura me imazhe termike. Ata e dinë se për çfarë po sulmojnë. Ata janë përgatitur për këtë sulm” tha ai në postim.

Zelensky gjithashtu iu referua tragjedisë së Çernobilit dhe viktimave të saj në postim.

Fatkeqësia e Çernobilit e vitit 1986, e cila ndodhi në Ukrainën Sovjetike, konsiderohet si aksidenti më i keq bërthamor në histori. Ishte një katastrofë globale që preku jetën e qindra mijëra njerëzve dhe pati një ndikim të qëndrueshëm në vend, tha Zelensky.

Më tej shtoi: “Ne nuk e dimë se si do të përfundojë me zjarrin në stacion, nëse mund të ketë një shpërthim, Zoti na ruajt. Djemtë tanë po e mbajnë të sigurt stacionin e energjisë atomike”.

Por fakti që Rusia nisi një sulm në termocentral është në vetvete një akt jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë një katastrofë të mundshme, tha Zelensky.

“Ka 15 reaktorë bërthamorë në Ukrainë. Nëse njëri prej tyre fryn, ky është fundi për të gjithë, ky është fundi i Evropës. Asnjë vend përveç Rusisë nuk ka qëlluar ndonjëherë mbi reaktorët e një centrali atomik. Hera e parë, hera e parë në histori”, tha ai, duke u kërkuar liderëve evropianë që “të zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “para se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore”./albeu.com