Projekti i ri i Bes Kallakut dhe Erjon Isait, zbulohen detaje të reja
"Kënga Magjike" ishte vetëm fillimi, Bes Kallaku dhe Erion Isai vijnë me një emision të ri.

Ikja e Besart Kallakut dhe Erion Isait nga spektakli "Portokalli" bëri bujë të madhe.

Sipas revistës Who thuhet se ata do të realizojnë një program humori nën logon e Tv Klan.

I ftuar në emisionin Lart e Poshtë, Erion Isai ka folur për herë të parë rreth të detajeve të këtij programi.

"Ne jemi në negociata dhe nëse ato shkojnë mbarë, shumë shpejt do të kemi lajm. Formati që kemi konceptuar nuk ka lidhje me një kaberetë si Portokallia. Unë dhe Besi do të vijmë ndryshe, madje edhe njerëzit që po kontaktohen do të jenë në forma të tjera. Do ketë surpriza edhe në stafe. Unë dhe Besi do të jemi autorët e programit",-është shprehur Erioni. /albeu.com/


Shtuar më 23/04/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori